Në qytetin e Korçës më 7 Shkurt 1843, u lind atdhetari dhe veprimtari i shquar i Rilindjes sonë Kombëtare Nikolla Naço. Që i ri emigroi në Egjipt e më pas në Rumani, ku u shqua për veprimtari patriotike. Më 1887 u zgjodh kryetar i shoqërisë “Drita” të Bukureshtit. Ai punoi për përhapjen e ideve patriotike, për çeljen e shkollave, për botimin e librave në gjuhën amtare dhe përhapjen e tyre në kolonitë shqiptare. Ai ka drejtuar gazetën “Shqiptari”. Ka dhënë kontribut në shkollën Normale Shqiptaro-Rumune, që pregatiste mësues të shqipes. Nikolla Naço kishte lidhje me shumë personalitete të kohës. Ai është autor dhe bashkëautor i shumë mëmorandumeve që i janë dërguar Portës së Lartë dhe Fuqive të Mëdha për çështjen shqiptare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
31 Mars 1435, shënohet fillimi i rrugës krijuese të mjeshtrit durrsak Andrea Aleksi
-
31 Mars 1887, doli në Palermo numri i parë i revistës “Arbëri i ri”
-
31 Mars 1937, u shpall konkursi për tekstin dhe muzikën e himnit të ri të flamurit
-
31 Mars 1939, u hap në bashkinë e Tiranës “Java e gruas shqiptare”
-
31 Mars 1939, shfaqje me karakter të mirfilltë politik e nxënësve të Institutit Femnor në kinema Gloria