Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

7 Shkurt 1843, lindi patrioti Nikolla Naço

Në qytetin e Korçës më 7 Shkurt 1843, u lind atdhetari dhe veprimtari i shquar i Rilindjes sonë Kombëtare Nikolla Naço. Që  i ri emigroi në Egjipt e më pas në Rumani, ku u shqua për veprimtari patriotike. Më 1887 u zgjodh kryetar i shoqërisë “Drita” të Bukureshtit. Ai punoi për përhapjen e ideve patriotike, për çeljen e shkollave, për botimin e librave në gjuhën amtare dhe përhapjen e tyre në kolonitë shqiptare. Ai ka drejtuar gazetën “Shqiptari”. Ka dhënë kontribut në shkollën Normale Shqiptaro-Rumune, që pregatiste mësues të shqipes. Nikolla Naço kishte lidhje me shumë personalitete të kohës. Ai është autor dhe bashkëautor i shumë mëmorandumeve që i janë dërguar Portës së Lartë  dhe Fuqive të Mëdha për çështjen shqiptare.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version