Shkrimtari, gazetari dhe studiuesi Justin Rrota u lind në Shkodër më 7 Shkurt 1889. Arsimin bazë e mori në Kolegjin Françeskan ndërsa studimet e larta i kreu në Austri. Që në rini ishte marrë me studime gjuhësore. Ai botoi në revistën “Ylli i dritës” shumë artikuj e studime mbi çështjet gramatikore dhe ortografike, mbi historinë e letërsisë shqipe e të huaj etj. Emrin e tij e ndeshim edhe në organe të tilla si “Shkolla e re”, “Leka” etj. Ai drejtoi revistën “Zani i Shna Ndout”. Shpesh përdorte edhe pseudonimet “Irs”, “Viktor”, “Patër Ndou” etj. Justin Rrota është autor i librave “Literatura Shqype” botuar më 1925, “Analizimi i rasave t’emnit”, “Për historinë e alfabetit shqyp” etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Shkurt 1822, u dërgua në Stamboll koka e Ali Pashë Tepelenës
-
22 Shkurt 1917, u nda nga jeta abat, Preng Doçi
-
22 Shkurt 1926, u ngrit kryekonsullata Shqiptare e nderit në Janinë të Greqisë
-
22 Shkurt 1933, u shua patrioti Hil Mosi
-
22 Shkurt 1942, grevë antifashiste e nxënësve të Institutit Femëror në Tiranë