Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

7 Shkurt 1889, lindi në Shkodër Justin Rrota

Shkrimtari, gazetari dhe studiuesi Justin Rrota  u lind në Shkodër më 7 Shkurt 1889. Arsimin bazë e mori në Kolegjin Françeskan ndërsa studimet e larta i kreu në Austri. Që në rini ishte marrë me studime gjuhësore. Ai botoi në revistën “Ylli i dritës” shumë artikuj e studime mbi çështjet gramatikore dhe ortografike, mbi historinë e letërsisë shqipe e të huaj etj.  Emrin e tij e ndeshim edhe në organe të tilla si “Shkolla e re”, “Leka” etj. Ai drejtoi revistën “Zani i Shna Ndout”. Shpesh përdorte edhe pseudonimet “Irs”, “Viktor”, “Patër Ndou” etj. Justin Rrota është autor  i librave “Literatura Shqype” botuar  më 1925, “Analizimi i rasave t’emnit”, “Për historinë e alfabetit shqyp” etj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version