Më 7 Shkurt 1937, në Shkodër u organizua festa e karnavaleve. Me këtë rast pati shumë veprimtari, sidomos nga të rinjtë dhe nxënësit e shkollave. Në ambientet e “Kafe Park” dha një koncert sopranoja Marie Paluca (Kraja), e shoqëruar me piano nga Tonin Guraziu. Edhe nxënësit e shkollës “Skënderbeg” kishin pregatitur një program artistik me këngë e valle.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare