Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

7 Shkurt 1941, u shua Mati Logoreci, mësues e veprimtar i arsimit

U nda nga jeta më 7 Shkurt 1941, Mati Logoreci, mësuesi veteran i shkollës shqipe, gjuhëtar, historian e publicist. Mati Logoreci ishte delegat në Kongresin e Manastirit në 1908, në Kongresin e Lushnjës të vitit 1920 dhe në Kongreset Arsimore në Tiranë që u mbajtën në vitet 1922 dhe 1924. Ai lindi në vitin 1876. Bashkë me Ndre Mjedën themeloi shoqërinë “Agimi”, anëtar aktiv i shoqërisë “Komsia letrare”. Një shekull më parë filloi në Trieste botimin e revistës “Dashamiri”. Nga pena e tij kanë dalë shumë shkrime e artikuj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version