Më 7 Shkurt 2006, në një spital të Milanos ndërroi jetë piktori i shquar shqiptar Ibrahim Kodra. Sipas amanetit të tij u varros në vendlindjen e tij në Ishëm të Durrësit. Artisti e deshi njeriun, natyrën dhe Shqipërinë dhe këto u pasqyruan në krijimtarinë e tij të pasur, me origjinalitet e stil kubist e postkubist. Ai prezantoi me shumë dinjitet artin shqiptar në botë, duke rivalizuar me sukses edhe penelat më të njohur të kohës kur jetoi. Ibrahim Kodra krijoi figurën dhe stilin e tij duke u mbështetur mbi traditën popullore shqiptare, të lashtë dhe origjinale. Duke shfrytëzuar temën shqiptare, përshtypjet që pati nga vizita në vendlindje, Kodra krijoi vepra ku ndërthuren ngjyrat dhe karakteri modern me atë kombëtar, por duke i mbetur gjithnjë besnik kubizmit të zgjedhur prej tij. Veprat e Ibrahim Kodrës janë prezantuar në dhjetra ekspozita vetjake dhe kolektive në të katër anët e botës dhe në qytetet më të rëndësishme të artit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 dhjetor 910, vdiq Shen Naumi.
-
23 Dhjetor 1880, “Qeveria e Përkohshme” e Prizrenit; nënpunës shqiptarë dhe armatosje
-
23 Dhjetor 1903, u lind në Korçë Naum Stralla, ekonomist e pedagog
-
23 Dhjetor 1912, Shteti Shqiptar lëshon kredencialin e parë diplomatik
-
23 Dhjetor 1919, vullnetarët e Kelmendit në luftën për të mbrojtur Shkodrën, zunë 243 robër