Behar Shtylla
Behar Shtylla, figurë e shquar e Luftës Nacionalçlirimtare dhe Shërbimit Diplomatik shqiptar, u nda nga jeta më 8 Dhjetor 1994. Kreu Liceun e Korçës ku u shqua për rezultate të mira dhe krijimtari publicistike dhe letrare. Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, mori pjesë në njësitë partizane dhe kreu detyra të rëndësishme. Pas luftës, u angazhua në fushën diplomatike, duke përfaqësuar vendin në shumë veprimtari të rëndësishme ndërkombëtare, për shumë vite si Ministër i Punëve të Jashtme, ai drejtoi shërbimin tonë diplomatik.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare