Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

8 Gusht 1686, Rektori i Republikës së Raguzës kërkoi mbylljen e portit të Durrësit

Rektori i Republikës së Raguzës, më 8 Gusht 1686, udhëzonte ambasadorin e vet pranë pashait turk në Bosnje, që kundrejt një shume parash, të ndërhynte për mbylljen e portit të Durrësit. Vetë rektori pohonte, se qarkullimi i madh i mallrave nëpërmjet portit të-Durresit, rrezikonte shkatërrimin e Republikes së Raguzës, një nga qëndrat më të zhvilluara të Adriatikut në mesjetë. Indirekt kjo flet edhe për zhvillimin e madh, rolin dhe rëndësinë, që kishte Durrësi në atë kohë, megjithë pushtimin osman.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version