Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

8 Gusht 1854, shpërthen revolta e bukës në qytetin e Shkodrës

Në Shkodrën e uritur, më 8 Gusht 1854, shpërthen revolta e bukës kundër spekullatorëve të drithit dhe pushtuesve osmanë. Revolta udhëhiqej nga Osman Alia. Qindra punëtorë e çirakë të armatosur, shperthyen depot e drithit tëtregëtarëve dhe ua shpërndanë atë të uriturve të qytetit e malësisë. Revolta u qetësua me ndërhyrjen e konsullit francez në Shkodër, ndërsa Sulltani u detyrua të zëvëndësojë valiun. Por më pas, veliu i ri, me forca të shumta të përqëndruara në qytet ndërmori reprezalje, shumë veta u arrestuan dhe internuan. Krerët e revoltës, mundën të shpëtonin vetëm duke u larguar nga Shqipëria.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version