Beqir Derhemi, një nga punonjësit më të vjetër të Radio-Televizionit Shqiptar, u lind më 8 Gusht 1937. U rrit në një familje të vjetër tiranase. Në Tiranë, mori mësimet e para, atje ndoqi dhe Fakultetin e Gjuhë Letërsisë. Dy vjet punoi në kinostudjon “Shqipëria e re”. Atje mësoi të përdorë kamerën, të xhirojë filmat dokumentarë dhe artistikë. Pas festës së 1 majit të vitit 1960, filloi punën në Radio-Tirana. Pikërisht në prag të festës, stacioni i parë eksperimental televiziv shqiptar dha emisionet e para. Beqir Derhemi, ishte ndër punonjësit e tij të parë. Në shtëpinë njëkatëshe, në rrugën “Kont Urani”, ai shërbeu si kameramani dhe operatori i parë, e më pas si operator dhe regjisor. Në vitin 1974, pas një udhëtimi pune jashtë shtetit, u dërgua dy vjet në prodhim. Në vitin 1976, filloi punë pranë Institutit të Lartë Bujqësor (sot Universiteti Bujqësor i Tiranës). lu kthye profesionit td tij të vjetër, që e deshte aq shumë, por kësaj here, xhironte filma shkencor didaktikë, në ndihmë të pedagogdve dhe studentëve. 35 vjet me kamera në dorë e shkeli gjithë vendin. Janë me qindra kronikat, reportazhet, ndeshjet sportive, shfaqjet teatrore dhe operistike, filmat artistikë dhe shkencorë që ka fiksuar artisti në celuloid. Shumd prej tyre ruhen në arkivin e kinostudios “Shqipëria e re”, edhe më shumë gjëra në arkivin e Televizionit të parë shqiptar, kurse në Universitetin Bujqësor, ai ka xhiruar 140 filma shkencorë-didaktikë. Një thesar i tërë, një jetë e tërë e fiksuar në celuloid.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Shkurt 1420, marrëveshje e rëndësishme tregëtare e Gjon Kastriotit me Raguzën
-
25 Shkurt 1807, lindi dramaturgu Italian Karlo Golodini; pjesët e tij janë luajtur me sukses në Shqipëri
-
25 Shkurt 1922, Zogu shpërndau Këshillin Kombëtar
-
25 Shkurt 1934, parlamenti miratoi ligjin mbi pensionet civile dhe ushtarake
-
25 Shkurt 1930, marrëveshje tregëtare me Egjiptin