Mësuesi, shkrimtari dhe përkthyesi kosovar, Ndue Bytyçi, u lind në një fshat afër Shkupit, më 8 Mars 1847. Pas përfundimit të Kolegjit Jezuit të Shkodrës, shërbeu si meshtar në Shkup, Prizren, Pejë e gjetkë. Krahas detyrës së predikuesit shpirtëror, ai jepte dhe mësimin e gjuhës shqipe për besimtarët e vegjël. Ndue Bytyçi u persekutua për frymën e tij patriotike dhe kundërshtimet, që shprehte ndaj politikave shkombëtarizuese të të huajve. Për këtë, në vitin 1898, u largua nga puna në viset kosovare. Protestën e tij ndaj pabarazisë shoqërore dhe varfërisë së madhe e shpreh në poezinë “Lugat” dhe “Memleqeh” (Atdheu). Shumica e vjershave të tij, janë përfshirë në vëllimin “Shahiri Ellez”, që u botua më 1887. Ndue Bytyçi, është përkthyesi i parë që ka sjellë në shqip “Psallmet e Davidit”, duke theksuar me këtë nevojën e predikimit shqip në kishat tona.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi