Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

8 Mars 1862, lindi Dhimitër Ilo jurist e gazetar

Në qytetin e Korçë, më 8 Mars 1862, u lind Dhimitër Ilo, jurist dhe gazetar, që ka lënë gjurmë në historinë e vendit tonë. Studio në Shkollën Normale Shqiptaro-Rumune të Bukureshtit, më pas ndoqi në Athinë Fakultetin Juridik dhe pas diplomimit punoi si avokat. Ai u angazhua në lëvizjen patriotike dhe bashkë me Gjergj Meksin, botuan në Bukuresht gazetën “Ylli i Shqipërisë”. Ishte anëtar dhe veprimtar i shoqërisë patriotike “Drita” dhe “Dituria” të Bukureshtit, i “Komitetit për lirinë e Shqipërisë”. Në gjithë veprimtarinë e tij, ai ishte ndër ata që përgatitën ngritjen e flamurit në Vlorë, pjesëmarrës i Kuvendit që u mblodh atje dhe ndihmëtar për rilindjen e shtetit shqiptar.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version