Udhëtari turk Evlija Çelebi, gati 350 vjet më pare, kreu një udhëtim të gjatë nëpër vendin tonë dhe ka lënë përshkrimet dhe përshtypjet e tij për ç’ka parë e dëgjuar për tokat dhe njerëzit e Arbërisë. Ai flet për kullën e Sahatit të Beratit, “Brënda në treg, shkruan ai, është kulla e sahatit, e lartë; ka një sahat të sjellë nga Ardeli, Transilvania, me një këmbanë të madhe brënda së cilës mund të qëndrojnë dhjetë veta. Në drekë bie dhjetë herë, tingëllima dhe ushëtima e saj dëgjohet një ditë udhë. Madhështia e këtij sahati, shkruante njeriu, që vinte nga kryeqyteti i Perandorisë Bizantine dhe në atë kohë i Perandorisë Osmane, nuk besohet pa u parë me sy..” Le të kujtojmë, se sot qyteti i lashtë nuk e ka as kullën, as sahatin dhe as këmbanën e tij të famshme, për të cilët shkruan Evlia Çelebiu.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
8 Prill 1848, sot përkujtohet përvjetori i vdekjes së kompozitorit italian Gaetano Donixeti
-
8 Prill 1920, studentët shqiptarë nxorën në Vjenë numrin e parë të revistës “Djalëria”
-
8 Prill 1937, u botua e plotë kryevepra e At Gjergj Fishtës “Lahuta e malcis”
-
8 Prill 1939, trupat pushtuese italiane hynë në Tiranë
-
8 Prill 1941, pushtuesit italianë ngritën radiostacionin e Korçës për nevoja të propogandës