Në fillim të Prillit 1937, u botua e plotë kryevepra e At Gjergj Fishtës “Lahuta e malcis”. Dy pjesët e para të saj autori i pat botuar në Zare, koloni e vjetër shqiptare në Dalmaci. Veprën e plotë e botoi shtypshkronja Françeskane në Shkodër. Libri pati jehonë të madhe në të gjithë vendin, po dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Në një takim të poetëve nga e gjithë bota në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara, autori i “Lahutës së malcisë” u propozua zyrtarisht për çmimin “Nobel”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Janar 1828, lindi Elena Gjika, grua e ndritur e Rilindjes
-
22 Janar 1788, lindi Bajroni, poet anglez e mik i shqiptarëve
-
22 Janar 1914, Qeveria e Ismail Qemalit dha dorëheqjen
-
22 Janar 1919, Shqipëria shpallet zonë lufte nga Komanda italiane
-
22 Janar 1949, lindi Fran Camaj, gazetar shqiptar në Mal të Zi