Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

8 Qershor 1455, tradhëtia e Hamza Kastriotit ndihmoi Isa Bej Evrenozin të mundë Skënderbeun në betejën e Beratit

Në 8 Qershor të vitit 1455, u zhvillua beteja e ushtrisë shqiptare të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti, kundër forcave osmane në Berat. Shqiptarët rrethuan qytetin dhe u dhanë pushtuesve 11 ditë afat për t’u dorëzuar. Në krye të një pjese të ushtrisë, Gjergj Kastrioti shkoi në jug për çlirimin e një kështjelle më të vogël. Komandanti turk Isa Bej Evrenozi, duke përfituar nga mungesa e Skënderbeut dhe tradhtia e Moisi Golemit, me një marshim të shpejtë, arriti afër Beratit dhe i goditi në befasi forcat shqiptare. Ushtria shqiptare pësoi një disfatë shumë të rëndë. Vetëm sulmi i furishëm i Skënderbeut, bëri të mundur që ushtria mos të asgjesohej tërësisht dhe të tërhiqej me humbje të rënda, nga rrethinat e Beratit. Kjo ishte e vetmja disfatë e Skënderbeut, gjatë epopesë 25 vjeçare nën drejtimin e tij.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version