Çesk Zadeja, njëri prej themelonjësve të muzikës klasike shqiptare, u lind në Shkodër, më 8 Qershor 1927. U diplomua në Konservatorin “Santa Çeçilja” të Romës. Në vitet 1946-1947, ka drejtuar redaksinë e muzikës në Radio-Shkodra dhe më pas dirigjent i Asamblit të Ushtrisë. Çesk Zadeja, u bë i njohur dhe zuri vendin e korifeut të muzikës sonë pas përfundimit shkëlqyeshëm të Konservatorit, “Çajkovski” të Moskës. Sinfonia e tij e parë, i solli Çmimin kombëtar. Më pas pasuan shumë vepra të tjera, që janë gurë themeltarë të muzikës sonë të kultivuar. Zadeja ka dhënë ndihmesën e tij si udhëheqës artistik, i Asamblit të Këngëve dhe Valleve, si pedagog në Konservatorin e Tiranës, si udhëheqës artistik i Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë. Për punën e tij të madhe dhe të frytshme, ka fituar titullin “Artist i Popullit” dhe Profesor; ai ka merituar shumë urdhëra dhe çmime dhe sot disa veprimtari kombëtare muzikore, mbajnë emrin e tij.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi