Kompozitori dhe dirigjenti Kristo Kono, me nxënësit e Liceut Kombëtar të Korçës, dhanë më 8 Qershor 1937, një shfaqje muzikore për publikun e Korçës. Kori miks prej 60 vajzash dhe djemsh dhe mandolinatat, ekzekutuan pjesë muzikore shqiptare dhe të huaja. Shumë prej tyre u përsëritën disa herë me kërkesën e dëgjuesve.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare