Më 8 Shkurt 1920, Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës u vendos në Tiranë, e cila u bë kryeqytet i vendit. Kjo ngjarje luajti një rol vendimtar në zhvillimin e qytetit, që atëherë kishte vetëm 17 mijë banorë. Treva e Tiranës ka qënë e banuar që nga neoliti. Rrëzë Dajtit janë zbuluar rrënojat e një kështjelle të shekujve të parë të erës së re, përreth qytetit të sotëm ngrihen edhe disa kështjella të lashta si ajo e Petrelës, Pezës, Ndroqit, Farkës, etj. Monumenti më i lashtë i Tiranës është mozaiku i zbuluar pranë Kroit të Shën Gjinit. Dita e themelimit të Tiranës është viti 1614, ku nën kujdesin e Sulejman Pashë Bargjinit u ngrit një xhami, që u dogj nga pushtuesit gjermanë gjatë kohës së Luftës, në Nëntor të vitit 1944, një banjë apo hamam siç quhej atëherë, një furrë dhe disa dyqane.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Dhjetor, shënohet sot Solstici i Dimrit
-
22 Dhjetor 1925, u krijua “Drejtoria e Emigrantëve” do kujdesej për shqiptarët e ardhur nga trojet jashtë kufirit
-
22 Dhjetor 1942, Bashkimi Sovjetik, njeh luftën antifashiste të popullit shqiptar
-
22 Dhjetor 1945, rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me Francën
-
22 Dhjetor 1993, konturet e ekonomisë së tregut; parlamenti miraton ligjin për taksat