Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

8 Shkurt 1923, lindi shkrimtari Jakov Xoxa

Prozatori dhe dramaturgu i shquar Jakov Xoxa, u lind në Fier, më 8 Shkurt 1923. Shkollën fillore dhe të mesme e përfundoi në vendlindje, ndërsa shkollën  lartë për letërsi e kreu në Bullgari. Filloi të shkruaj dhe të botojë që në bankat e shkollës. I pari vëllim që doli në dritë është “Novela”. Më 1965, botoi kryeveprën e tij romanin “Lumi i vdekur”, që flet për jetën e fshatarit të varfër myzeqar. Temën myzeqare trajtojnë edhe vepra të tjera të tij si “Juga e Bardhë”, “Lulja e kripës”, etj. Ka lënë edhe shkrime e pjesë teatrore si “Zemra” dhe “Gjëmimet e Vjosës”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version