Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

8 Shkurt 1952, lindi në Kaçanik gazetari e publicisti Sabit Jaha

Më 8 Shkurt 1952, është lindur në katundin Stagovë të Kaçanikut në Kosovë, gazetari, publicist dhe poeti Sabit Jaha. Arsimin fillor e mori në vendlindje dhe në Kaçanik të vjetër, më pas ndoqi Shkollën Normale në Ferizaj dhe u diplomua në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës. Që kur ishte student filloi të shkruajë dhe të botojë në shtypin shqiptar të Kosovës dhe të Maqedonisë. Në vitin 1982, u emërua në redaksinë e revistave “Rilindja” dhe “Shkëndija”. Përveç artikujve të shumtë në faqet e shtypit shqiptar Sabit Jaha ka botuar dhe dy vëllime me poezi, që kanë pasur jehonë pozitive tek lexuesit dhe kritika letrare.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version