Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

8 Shtator 1939, lindi Ahmet Hajdari, pioner i hapjes së shkollave shqipe në Maqedoni

Gjuha Shqipe

Më 8 Shtator 1939, u lind “misionari i dritës”, Ahmet Hajdari, një nga vullnetarët e përhapjes së shkollës shqipe në Maqedoni. Shkollën fillore dhe normale e kreu në Shkup; më pas ndoqi Akademinë Pedagogjike dhe u diplomua për gjuhë-letërsi frënge. Ai ka një veprimtari të dendur pedagogjike, ka dhënë mësim në shumë shkolla shqipe dhe ka hartuar disa tekste mësimore. Është shquar edhe si poet dhe gazetar.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version