Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

9 Janar 1976, u shua në New Jork Major Abaz Kupi

Abaz Kupi

Në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara, më 9 Janar 1976, vdiq ushtaraku dhe politikani Abaz Kupi. Shërbeu si komandant i xhandarmërisë në Krujë dhe Durrës. Më 7 Prill 1939, mori pjesë në rezistencën kundër pushtimit fashist. Ai ishte një ndër pjesëmarrësit e Konferencës së Pezës, ku u zgjodh anëtar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, si dhe nismëtar i Konferencës së Mukjes dhe, pas dështimit të saj, u largua nga Shqipëria dhe mori pjesë aktive në veprimtarinë e Komitetit “Shqipëria e lirë”, që vepronte në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e Europës Perëndimore në vitet e Luftës së Ftohtë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version