Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

9 Korrik 1270, lindi Gulielm Adami, kleriku francez që shërbeu si kryepeshkop i Tivarit

Gulielm Adami, kleriku francez, që gjatë viteve 1324-1341, shërbeu si kryepeshkop i Tivarit, u lind më 9 Korrik 1270. Ai ishte autor i relacionit, “Udhëzim për të bërë udhëtimin për në Tokat e Shenjta”, i cili ka vlera të mëdha burimore për historinë e Shqipërisë. Në të, autori jep të dhëna për qytetet tona si, Shkodra, Drishti, Shasi, Ulqini, Tivari, etj. për selitë peshkopale të Pultit të Madh dhe Pultit të Vogël, të Sepës dhe të Arbënit dhe për popullsinë e këtyre viseve. Me shumë rëndësi, është pohimi i tij, se “Sado që shqiptarët kanë një gjuhë krejt të ndryshme nga latinishtja, prapseprapë ata kanë në përdorim dhe në të gjitha librat e tyre, shkronjën latine”. Kjo dëshmon, se gjuha shqipe është shkrojtur në alfabetin latin, para vitit 1332, se shqiptarët edhe para këtij viti, kanë pasur “Librat e tyre”, të shkruar me shkronja latine.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version