Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

9 Korrik 1962, shënohet fillimi i krijimtarisë artistike, të Teatrit të Estradës së Pogradecit

Në kuadrin e zhvillimit profesionist, në vendin tonë, 9 Korriku i vitit 1962, shënon fillimin e krijimtarisë artistike, të Teatrit të Estradës së Pogradecit. Atë ditë me ndihmën e Pirro Manit dhe Sokrat Mihos, u dha premjera e parë. Në shtator të po atij viti, trupa artistike u prezantua me premjerën e dytë, me regjizor dhe skenografi të Pirro Xexit. Montazhin dramatik, “Shqipëria, kazma dhe shpata”, e vuri në skenë Tomi Meto. Në hapat e saj të parë, trupën e Pogradecit, e ndihmuan artistë të njohur të skenës dhe të ekranit, si Sokrat Miho, Pirro Mani, Gjergj Vlashi, etj. Një ndihmesë të madhe në krijimtarinë artistike të saj, ka dhënë dhe artisti, Marjo Ashiku.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version