Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në seancën plenare të datës, 9 Korrik 1998, miratoi 3 ligje, që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore, jashtë vendit dhe me politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë, në përgjithësi. Me ligjin nr. 8370, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, hidhen bazat juridike, për përzgjedhjen e personelit të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, si dhe për vazhdimësinë dhe rregullat e veprimtarisë së tij. Ligji Nr. 8371, datë 9 Korrik 1998, “Për lidhjen e traktëve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, përcakton organet, rregullat dhe praktikat, që ndiqen për përfundimin e akteve ndërkombëtare, miratimin dhe ruajtjen e tyre. Ligji i tretë, “Për ushtrimin e funksioneve konsullore nga përfaqësitë diplomatike, ose konsullore”, lidhet me një fushë të gjërë veprimesh, ndërshtetërore dhe civile, që ka të bëjë në radhë të parë me diasporën tonë, me migracionin dhe të drejtën e qytetarëve për lëvizjen e lirë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
16 Mars 455 u vra nga kundërshtarët pinjolli i fundit i dinastisë Ilire Flavi të Romës
-
16 Mars 1902 u shfaq në teatrin “Bulevard” të Bukureshtit drama “Besa” e Sami Frashërit
-
16 Mars 1902 lindi Artisti i Merituar Sokrat Mio
-
16 Mars 1922 lindi dramaturgu Besim Levonja, “Artist i Merituar”
-
16 Mars 1925, Presidenti dekretoi zgjedhjet parlamentare