Më 9 korrik 1999, Shqipëria u pranua si anëtare e 35-të, e Fondit të Zhvillimit Shoqëror të Këshillit të Europës. I krijuar që në vitin 1956, ky është institucioni më i vjetër financiar ndërqeveritar europian. Si bankë shumëpalëshe e zhvillimit me prirje shoqërore, ajo mbështet projekte në ndihmë të refugjatëve dhe viktimave të katastrofave natyrore, projekte për shëndetsinë, edukimin, hapjen e vendeve të punës dhe zhvillimin e infrastrukturës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare