Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

9 Mars 1750, u themelua në Voskopojë “Akademia e re”, shkollë e mesme shumë e përparuar

Një grup intelektualësh shqiptarë, me ndihmën e disa esnafëve dhe tregëtareve voskopojarë dhe korçarë, themeluan më 1750, “Akademinë e re” të Voskopojës, mësonjëtore me programin e shkollave të mesme të vendeve më të përparuara të Europës. Shumica e pedagogëve dhe arsimtarëve të saj ishin vendas, që kishin kryer studimet në universitetet europiane.  Ate hartuan edhe tekstet shkollore, që u botuan në shtypshkronjën e Voskopojës, një nga më të rrallet në gjithë perandorinë Osmane. Voskopoja dhe “Akademia e saj e re”, mbetën një nga qëndrat më të rëndësishme të zhvillimit të artit dhe të kulturës mesjetare shqiptare. Ato kishin lidhje të ngushta me shumë vende të Europës dhe institucionet e tyre arsimore dhe kulturore.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version