Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

9 Nëntor 1921, Konferenca e Londrës njeh Shqipërinë shtet Sovran dhe të pavarur

Konferenca e Londrës

Në pikën e parë të vendimit, datë 9 Nëntor 1921, të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, mbi Shqipërinë, thuhet se qeveritë “nënshkruese të vendimit të tanishëm, e njohin qeverinë e Shqipërisë të kushtetuar si shtet Sovran dhe i pavarur”. Kjo shënon njohjen kolektive të qeverisë shqiptare dhe daljen e saj në arenën ndërkombëtare, si organ ekzekutiv i shtetit shqiptar të pavarur. Po atë ditë, qeveria e Britanisë së Madhe, ngarkoi përfaqësuesin e saj në Shqipëri të njoftonte qeverinë e Tiranës, se Anglia e njeh zyrtarisht de jure e de facto, qeverinë shqiptare. Të njëjtën gjë bëri dhe Franca e Italia.

Referencat:

Biblioteka dhe arkiva e QMKSH

Exit mobile version