Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

9 Shtator 1882, lindi Milto Manaqi, themeluesi i artit të shtatë në Ballkan

Milto Manaqi

Bota artistike sot kremton përvjetorin e lindjes të fotografit dhe kineastit të parë shqiptar Milto Manaqit. Ai u lind në fshatin Avdela të Çamërisë, më 9 Shtator 1882. Bashkë me të vëllanë Janaqin, janë pionerët e parë të kinematografisë shqiptare dhe asaj ballkanike dhe mjeshtra të rrallë të artit fotografik. Me fotografinë “Gruaja nga Klisura me foshnjën”, ai fitoi medaljen a artë, në konkrusin Ndërkombëtar të Fotografisë Artistike më 1906, kurse me filmin dokumentar “Tjerrëset”, xhiruar në vitin 1905, shënoi fillimin e artit të shtatë në Ballkan.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version