Ali Demi
Sot përkujtohet dita e rënies në luftë kundër pushtuesve gjermanë në Kaninë të Vlorës, të luftëtarit trim të Çamërisë, Ali Demi, një ndër veprimtarët më të shquar të lëvizjes komuniste dhe të Luftës Nacionalçlirimtare. Për veprimtarinë e tij antizogiste më 1936, u përjashtua nga Gjimnazi i Gjirokastrës, kurse në vitet e pushtimit; për veprimtarinë antifashiste, u arrestua në Tiranë dhe u dënua me vdekje, por ai mundi të arratisej nga burgu për të vazhduar luftën e tij për lirinë e popullit shqiptar dhe vëllezërve të tij çamë, derisa derdhi dhe pikën e fundit të gjakut më 20 Dhjetor 1943.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Nëntor 1902, hapet shkolla e natës për mërgimtarët tanë në Bullgari
-
22 Nëntor 1913, botohet Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë
-
22 Nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit
-
22 Nëntor 1923, numri i parë i gazetës politike Xhoka
-
22 Nëntor 1927, nënshkruhet Pakti i Dytë i Tiranës