Korça
Pedagogu dhe ekonomisti Naum Stralla, u lind në 23 Dhjetor 1903, në qytetin e Korçës, ku mori edhe mësimet e para. Pasi përfundoi Liceun Kombëtar studioi dhe u diplomua si ekonomist jashtë vendit. Për shumë vite dha mësim në Shkollën Tregtare të Korçës dhe më pas drejtoi Shkollën Tregtare të Vlorës. Ai u angazhua në luftën antifashiste e pas çlirimit në jetën e vendit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Nëntor 1902, hapet shkolla e natës për mërgimtarët tanë në Bullgari
-
22 Nëntor 1913, botohet Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë
-
22 Nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit
-
22 Nëntor 1923, numri i parë i gazetës politike Xhoka
-
22 Nëntor 1927, nënshkruhet Pakti i Dytë i Tiranës