Mirdita
Në fund të vitit 1876, në veri të vendit bëheshin përgatitje për një kryengritje të armatosur, që do ta detyronte Stambollin të shpallte Principatën Shqiptare Autonome. Grupi i Shkodrës, krijoi lidhje me vendet fqinje, për një aksion të përbashkët, kurse në Shënpal të Mirditës, më 27 Dhjetor 1876, u mblodh një kuvend i madh, ku u lidh besa për kryengritje. Tubime të tilla në ditët që pasuan, u bënë edhe në Kthellë, në Pukë e në Malësinë e Lezhës. Kryengritësit kryen disa aksione kundër reparteve turke, që ishin të përqëndruar në Mirditë. Me veprimet e tyre luftarake ata ndërprenë edhe rrugën ushtarake Shkodër-Prizren. Por kushtet ndërkombëtare nuk favorizuan shtrirjen e kryengritjes.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Nëntor 1902, hapet shkolla e natës për mërgimtarët tanë në Bullgari
-
22 Nëntor 1913, botohet Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë
-
22 Nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit
-
22 Nëntor 1923, numri i parë i gazetës politike Xhoka
-
22 Nëntor 1927, nënshkruhet Pakti i Dytë i Tiranës