Më 4 Janar 1841, u lind Hodo Sokoli, veprimtar i njohur i Lidhjes së Prizrenit, kryetar i degës së Lidhjes për mbrojtjen e Shkodrës. Në shenjë proteste kundër vendimit të Portës së Lartë për t’i dorëzuar Malit të Zi, Hotin dhe Grudën, ai zhveshi në mënyrë demonstrative uniformën e kolonelit të xhandarmërisë turke dhe nga prilli deri në Korrik të vitit 1880, drejtoi luftimet për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Pas rënies së Ulqinit në duart e Malit të Zi, Hodo Sokoli u arrestua dhe u internua në Anadoll nga ku nuk u kthye me.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Nëntor 1902, hapet shkolla e natës për mërgimtarët tanë në Bullgari
-
22 Nëntor 1913, botohet Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë
-
22 Nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit
-
22 Nëntor 1923, numri i parë i gazetës politike Xhoka
-
22 Nëntor 1927, nënshkruhet Pakti i Dytë i Tiranës