Më 6 Janar 1923, u lind artistja e madhe greke me origjinë shqiptare Melina Mërkuri. Ajo shkëlqeu në skenë dhe në ekran. Nga viti 1952 debutoi në Paris duke u kthyer në një yll të kalibrit botëror. Në vitin 1962, bashkë me bashkëshortin e saj Dasen, krijoi firmën kinematografike “Melina Film”. Në periudhën e diktaturës ushtarake në Greqi (19647-74), jetoi në mërgim dhe luajti në skenat dhe ekranet e ShBA-së, Francës dhe Italisë. Pas përmbysjes së diktaturës u kthye në vendlindje dhe u emërua Ministre e Kulturës. Melina Mërkuri e ka pohuar disa herë origjinën e saj shqiptare dhe ka punuar për forcimin e marrëdhenieve midis vendeve dhe popujve tanë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”