Më 8 Janar 1826, në Palac Adriano të Sicilisë, në një familje të lashtë arbëreshe u lind Gavril Dara i riu. U diplomua për jurisprudencë, por u bë i njohur me veprimtarinë patriotike dhe si shkrimtar. Mori pjesë në lëvizjen e Garibaldit. Ai shërbeu si avokat dhe në poste të larta administrative. Disa vite drejtoi fletoren “La riforma” në Romë. Interesat letrare dhe shkencore të Darës ishin të gjëra dhe përfshinin poezinë, folklorin, arkeologjinë dhe drejtësinë. Ai perveç vjershave në italisht, hyri në historinë e letërsisë shqipe me baladën romantike “Kënga e sprasme e Balës”, që pasqyron qëndresën e shqiptarëve të prirë nga Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”