"Shqiptarja"
Sikurse njofton historiani i artit francez Zhan Romas, më 9 Janar 1872, një nga penelet më të talentuara të arteve të bukura të Francës Kamil Koro, krijo tablonë e famshme “Shqiptarja”, që sot ruhet në muzeun e Bruklinit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tabloja është pikturë me format 83 me 65, por është dëmtuar dhe sot ka formatin 75 me 65. Ajo njihet në tërë botën dhe vlerësohet si një nga portretet më të mira të Korosë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Nëntor 1902, hapet shkolla e natës për mërgimtarët tanë në Bullgari
-
22 Nëntor 1913, botohet Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë
-
22 Nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit
-
22 Nëntor 1923, numri i parë i gazetës politike Xhoka
-
22 Nëntor 1927, nënshkruhet Pakti i Dytë i Tiranës