Poeti, shkrimtari dhe përkthyesi Mustafa Greblleshi, u lind më 15 Janar 1922. Ka lënë trashëgimi të pasur letrare të botuara në revistat “Njeriu”, “Bleta”. Autor i romanit “Greminë e dashurisë”. Për mendimet e tij Mustafa Greblleshi u arrestua si nga fashistët ashtu dhe nga regjimi monist. Pas luftës, u mor më shumë me përkthime. Ai pruri në shqip novelat e nobelistit italian Pirandelo dhe përrallat arabe “Një mijë e një net”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”