“Mandela i Shqipërisë”, siç është quajtur Pjetër Arbnori, u lind në Durrës, më 18 Janar 1935. U diplomua në Universitetin e Tiranës dhe fillimisht shërbeu si mësues fshati, dha letërsi në Kavajë; provoi dhe punën e krahut derisa u arrestua në vitin 1961. Në qeli qëndroi 28 vjet. Pas vitit 1990, ka pasur poste të rëndësishme deri Kryetar i Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë; i është dhënë titulli “Mësues i Popullit”. Pjetër Arbnori është shquar edhe si shkrimtar dhe ka lënë disa libra si “Kur dynden vikingët”, “Mugjit e mesjetës”, “Bukuroshja me hije” etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”