Në Boboshticë të Korçës, më 20 Janar 1899, u lind gazetari dhe publicisti Gjergj Bubani. Shkroi dhe drejtoi disa organe të shtypit shqiptar në Rumani dhe Shqipëri. Ai ështe drejtori i parë i Radio Tiranës. Ka lënë një sërë artikujsh si dhe librat satirikë “Brumbulli në gaz”, “Satira në vargje”. Si përkthyes pruri në shqip disa drama e komedi të Viktor Eftimiut. Në 1945 dënohet me 15 vjet burg. Katër vjet pas lirimit vdiq në Tiranë në vitin 1954.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate