Në Podgoricë, më 23 Janar 1916, u vra pabesisht nga malazezët heroi i kombit shqiptar Isa Boletini. Bashkë me të ranë edhe djemtë e tij Halili dhe Zahidi, dy nipërit,dhe tre luftëtarë të tjerë. Isa Boletini ishte vetëm 17 vjeç kur mori pjesë në luftimet që zhvilluan njësitë e “Lidhjes së Prizrenit” kundër forcave osmane. Ishte një ndër themeluesit dhe drejtuesit e “Lidhjes Shqiptare të Pejës”, dhe organizator i “Kuvendit të Ferizajt”. Në vitin 1912 ishte në krah dhe në mbrojtje të Ismail Qemalit në ngritjen e Flamurit. Ai organizoi forcat e armatosura në mbrojtje të Qeverisë së Vlorës. Në 51 vite jetë Isa Boletini me trimëri e vendosmëri luftoi si pak të tjerë për kombin shqiptar.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”