Më 24 Janar të vitit 1822, u vra i rrethuar duke luftuar dhëmb për dhëmb deri në pikën e fundit, Ali Pashë Tepelena. Falë trimërisë po edhe mizorisë së tij ai thirrej kara Aliu, pra trim i zi. Ai arriti të krijojë një pashallëk të madh e të fuqishëm që përfshinte shumë territore. Ndërtoi marrëdhëne diplomatikë me fuqitë e kohës. I kushtoi rëndësi të posaçme fortifikimit, rendit, por edhe zhvillimit të tregëtisë. Koka e tij u çua si trofe në Stamboll tek sulltani.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Nëntor 1902, hapet shkolla e natës për mërgimtarët tanë në Bullgari
-
22 Nëntor 1913, botohet Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë
-
22 Nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit
-
22 Nëntor 1923, numri i parë i gazetës politike Xhoka
-
22 Nëntor 1927, nënshkruhet Pakti i Dytë i Tiranës