Më 25 Janar 1935 lindi humoristi i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar Skënder Sallaku. Ai e filloi karrierën në Estradën e Kufirit, punoi si akrobat në cirk dhe realizoi shumë role, që mbeten të pa harruara. Skënder Sallaku u shkollua në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi”, e më pas u specializua pranë cirkut të Pekinit në Kinë. Përveç se një aktor dhe humorist i talentuar ishte edhe sportist. Ai është shpallur kampion në mundje.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Nëntor 1902, hapet shkolla e natës për mërgimtarët tanë në Bullgari
-
22 Nëntor 1913, botohet Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë
-
22 Nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit
-
22 Nëntor 1923, numri i parë i gazetës politike Xhoka
-
22 Nëntor 1927, nënshkruhet Pakti i Dytë i Tiranës