Më 4 Shkurt 1937, në shtypin e kohës u botuan njoftime dhe artikuj mbi krijimin pranë Ministrisë së Arsimit të Komisionit të Posaçëm për Kontrollin e Botimeve. Në bazë të Ligjit mbi Shtypin, ndaloheshin të gjitha botimet si dhe importimi, leximi dhe mbartja e broshurave, librave dhe revistave “të dëmshme” në gjuhën shqipe dhe të huaj. Komisioni i krijuar vlerësonte çdo botim, përkthim ose importim të veprave, deri “fletë të shkëputura që godasin ndjenjat kombëtare” dhe pengojnë zhvillimin dhe konsolidimin e bashkimit kombëtar ose gjykohen si kundër moralit dhe zaoneve të mira, ose kundër regjimit shtetëror në Shqipëri”. Kundravajtësit ndëshkoheshin me burg deri një vit dhe gjoba deri në 2000 franga ari, që për kohën ishte një shumë jashtëzakonisht e madhe.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”