Sot përkujtohet Zekerie Rexha, biri i Gjakovës që vdiq në Tiranë, më 26 Shkurt 1972. Kreu Liceun Kombëtar të Korçës. Studimet e larta për filozofi i ndoqi në Francë dhe i përfundoi në Beograd. Si bashkëpunëtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, u mor me studime albanologjike. Nga pena e tij kanë dalë mjaft artikuj që janë botuar në organe të ndryshme, disa përkthime të veprave të autorëve të huaj. Vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në Shqipëri. Pas vdekjes së tij në Tiranë u botua përmbledhja me tregime “Talush Efendija”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”