Senati i Republikës së Venedikut, pas vrasjes së Lek Dukagjinit dhe pushtimit të Danjës, më 4 Mars 1448, shpalli vendimin sipas të cilit, personi që do të vriste Gjergj Kastrioti Skënderbeun, do të siguronte të ardhura vjetore prej 1000 dukatësh. Pavarësisht nga presioni që i bëhej, Gjergj Kastrioti e rrethoi Danjën dhe la 4000 veta për të mbajtur rrethimin, ndërsa vetë me 10 mijë luftëtarë iu bashkua njësive të Kont Uranit për të mbrojtur kufijtë nga turqit, të cilët ishin duke nxitur për një sulm të ri kundër trojeve shqiptare po nga Venediku.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”