Princ Vidi, i shoqëruar gjatë lundrimit nëpër detin Adriatik nga disa luft-anije të Austro-Hungarisë, Anglisë, Francës dhe Italisë, zbriti, më 7 Mars 1914, në Durrës. Vidin e njohën si princ të Shqipërisë të gjitha Fuqitë e Mëdha, pas tyre edhe shtetet e tjera, duke përfshirë edhe shtet ballkanike. Por i ndodhur nën trysninë e turbullirave të brendshme dhe të fuqive shoviniste, ai u detyrua të largohet nga Shqipëria, 6 muaj pas arritjes së tij.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Nëntor 1902, hapet shkolla e natës për mërgimtarët tanë në Bullgari
-
22 Nëntor 1913, botohet Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë
-
22 Nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit
-
22 Nëntor 1923, numri i parë i gazetës politike Xhoka
-
22 Nëntor 1927, nënshkruhet Pakti i Dytë i Tiranës