Në një familje të thjeshtë tiranase u lind, më 12 Mars 1933, Sali Shijaku, piktori që me penelin e tij përjetësoi heroizmin e popullit tonë ndër shekuj. Më 1952, mbaroi Liceun Artistik “Jordan Misja” me pedagogë Abdurahman Buzën dhe Nexhmedin Zajmin. Dhjetë vjet më vonë mbrojti diplomën në Institutin e Lartë të Arteve me tablonë “Heronjtë e Vigut”. Duke i qëndruar besnik temës se luftës së popullit për liri, ai i jep shikuesit tablonë madhështore “Vojo Kushi mbi tankun fashist”, “Artileria e Skënderbeut”, “Malësori”, “Mic Sokoli”, etj. Në krijimtarinë e pasur të piktorit ka dhe lirizëm, “Portret vajze”, me veshje kombëtare. Nga peneli i Sali Shijakut, kanë dale dhe pejsazhe që i këndojnë natyrës së mrekullueshme shqiptare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”