Letra e Ali Pashës, e datës 20 mars 1802, i drejtohet mbretit të dy Sicilive, në të cilën paraqet tregtari Xhon Kristodhuli dhe kërkon një trajtim të veçantë ndaj tij. Praktikisht, ky dokument paraqet një “patent konsullor”. Konsujve përpara se të fillojnë aktivitetet e tyre në një vend tjetër duhet të kenë një licencë nga shteti që i ka zgjedhur. Ali Pasha, i cili zyrtarisht varej nga Stambolli, nuk kishte të drejtë të dërgonte përfaqësues diplomatikë dhe konsullatë në vende të tjera, por letrat e shkruar më shumë se dy shekuj më parë dhe marrëdhëniet e tij me fuqitë e mëdha të kohës, duke përfshirë Anglinë, Francën, Rusinë , etj., dëshmojnë aktivitetin e tij intensiv diplomatik.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Nëntor 1902, hapet shkolla e natës për mërgimtarët tanë në Bullgari
-
22 Nëntor 1913, botohet Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë
-
22 Nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit
-
22 Nëntor 1923, numri i parë i gazetës politike Xhoka
-
22 Nëntor 1927, nënshkruhet Pakti i Dytë i Tiranës