Në qytetin e Përmetit, më 23 Mars 1885, u lind gazetari patriot Paskal Aleksi. Në Maj të vitit 1904, emigroi në Shtetet e Bashkuara dhe u angazhua në lëvizjen patriotike. Ishte ndër nismëtarët e ngritjes dhe anëtar aktiv i shoqërisë patriotike “Vllazëria shqiptare” dhe më pas i shoqërisë “Besa-Besë” të Hudstonit. Në vitin 1908, shkoi në Sofje dhe u bashkua me çetën e Bajo Topullit, që luftonte për çlirimin e vendit. Në mars të vitit 1920, bashkë me bandën muzikore të “Vatrës” dhe repartin e vullnetarëve të armatosur të mërgimtarëve shqiptarë, erdhi në Shqipëri në ndihmë të Qeverisë të dalë nga Kongresi i Lushnjës. Ata të gjithë së bashku morën pjesë në Luftën e Vlorës. Pas kthimit në SHBA, zgjidhet delegat në kuvendet e “Vatrës”, anëtar i komisioneve dhe i Këshillit Kombëtar të saj. Në të njëjtën kohë kryeson shoqërinë përmetare “Vjosa”. Në Janar të vitit 1926, u kthye në Shqipëri dhe u mor me shitjen e librave dhe botimeve te “Vatrës”. Atë vit bashkë me konsullin tonë në Boston Gjergji Prifti, xhiruan dokumentarin e parë me metrazh të plotë me pamje nga Shqipëria, që u shfaq në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1929, u kthye përfundimisht në Shtetet e Bashkuara, ku vdiq në vitin 1966.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Nëntor 1902, hapet shkolla e natës për mërgimtarët tanë në Bullgari
-
22 Nëntor 1913, botohet Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë
-
22 Nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit
-
22 Nëntor 1923, numri i parë i gazetës politike Xhoka
-
22 Nëntor 1927, nënshkruhet Pakti i Dytë i Tiranës